Varane bezdiset kur e krahasojnë me Sergio Ramosin: Urrej të jem si ai

Varane bezdiset kur e krahasojnë me Sergio Ramosin: Urrej të jem si ai

14:14, 18/07/2018
A+ Aa A-

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Rafael Varane, e vërtetoi hapur se jo më kot ka vendin e titullarit në Kombëtaren franceze dhe në ekipin spanjoll. 

Varane ishte një nga mbrojtësit më të mirë të Botërorit dhe arriti të shpallej kampion bote.

Kështu shumë analistë dhe gazetarë filluan ta krahasonin me Sergio Ramos, gjë të cilën Varan nuk e pëlqeu.

Ai u shpreh në lidhje me këtë çështje duke thënë: “Më bën nervoz. A i kërkojnë ata Sergio Ramosit që të jetë dikush tjetër? Njerëzit më pranojnë ashtu si jam dhe më kanë thënë që kur isha shtatë vjeç se jam djalë i mirë, por kam karakter.

Kam luftuar kundër që fëmijë, tani karakteri im u dëshmua nga të gjithë, por ka qenë gjithmonë tek unë. Kur duhet të flas, aty jam unë, kur janë kohëra të vështira aty jam unë.

Edhe në pushim të ndeshjes në finalen e Kupës së Botës, isha unë që u thashë shokëve të ekipit se duhet të ishim optimist, se kishim fituar 2-1 në pjesën e parë dhe se kishim lënë pas momentet e vështirësisë”, deklaroi Varane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco