Trajneri i njohur tregon ofertën që mori nga Spanja para dhe pas Botërorit, por...

Trajneri i njohur tregon ofertën që mori nga Spanja para dhe pas Botërorit, por...

13:37, 18/07/2018

Rafa Benitezit iu ofrua shansi që të drejtonte Spanjën në Kupën e Botës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku spanjoll, i cili i pyetur nëse federata spanjolle i ishte afruar, u përgjigj: “Ekzistoi një shans. Por gjithsesi unë jam këtu dhe jam i lumtur që ndodhem këtu”.

Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, Benitez iu ofrua roli i trajnerit të përfaqësueses së Spanjës në Rusi.

Trajneri 58-vjeçar ishte i përshtatshëm për atë rol dhe shefat e Newcastle ishin gjithashtu të lumtur të lejonin spanjollin të udhëhiqte Spanjën për një eksperiencë të përkohshme që do të zgjaste maksimalisht 5 javë.

Por Federata Spanjolle e Futbollit nuk kishte më kohë për të arritur këtë marrëveshje, pasi kishte shkarkuar Lopeteguin vetëm 24 orë para fillimit të Kupës së Botës, me të mësuar se ai kishte nënshkruar me Real Madrid.

Kështu, të detyruar nga rrethanat, drejtimin e kombëtares spanjolle e mori më pas shefi sportive, Fernando Hierro.

Benitez iu ofrua më pas pozicioni definitiv i trajnerit të Spanjës. Por kësaj here ai ishte edhe më pak i interesuar për ofertën, për shkak të konflikteve politike, por edhe për arsye se dëshiron të qëndrojë në futbollin e klubeve.

Benitez ka marrë gjithashtu oferta nga tre kampionate përtej oqeanit  gjatë kësaj vere. Gjithsesi, deri tani ai ka vendosur të qëndrojë në St James’, me vetëm një vit të mbetur nga kontrata aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat