Dalic: Unë mund të jem trajner i Brazilit apo i Barcelonës, por...

Dalic: Unë mund të jem trajner i Brazilit apo i Barcelonës, por...

10:22, 18/07/2018
A+ Aa A-

Zlatko Dalic tha se ai mund të trajnojë Brazilin, ose Barcelonën, por stoli i Kroacisë do të mbetet gjithmonë puna e tij e preferuar, pasi dërgoi vendin e vet në finalen e Kupës së Botës.

Kroacia bëri historinë nën drejtimin e trajnerit Dalic, pas paraqitjes së saj të parë në finalen e Kupës së Botës në Rusi, ku humbi 4-2 ndaj Francës.

Dalic dhe Kroacia fituan admirues në gjithë botën për futbollin e tyre, gjatë gjithë turneut, ndërsa kombi ballkanik u përshëndet nga rreth gjysmë milioni tifozë në rrugët e Zagrebit, duke iu rezervuar një pritje të jashtëzakonshme nënkampionëve të botës, pavarësisht humbjes në finale.

Duke reflektuar mbi atë që ndodhi në Botërorin e Rusisë, Dalic tha në një fjalim emocional: “Unë mund të jem trajner i Brazilit, apo i Barcelonës, por kjo gjithmonë do të jetë puna e preferuar, për të udhëhequr ekipin kombëtar kroat. Ende ka hidhërim, sepse duhej të fitonim trofeun, por nëse dikush më kishte ofruar që të isha në finale përpara Kupës së Botës, të gjithë do ta kishim marrë me vrap këtë pozicion”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco