Jo vetëm lojtar i madh, por edhe njeri human. Mbappe i dhuron për bamirësi fitimet e Botërorit

Jo vetëm lojtar i madh, por edhe njeri human. Mbappe i dhuron për bamirësi fitimet e Botërorit

11:49, 17/07/2018
A+ Aa A-

Kilian Mbappe do i dhurojë për bamirësi të gjitha të ardhurat që ka marrë nga aktivizimi në këtë Kupë Bote.

Ylli i Francës, një nga lojtarët kyç për fitimin e Botërorit nga ana e “gjelave”, ka vendosur që të dhurojë rreth 430 mijë euro, për një fondacion bamirësie, që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas “Sports Ilustrated”, 19-vjeçari është paguar rreth 20 mijë euro për ndeshje, dhe ka fituar rreth 300 mijë euro, nga fakti që ka ishte pjesë e ekipit që u shpall Kampion Bote.

Lajmin për dhurimin e këtyre të ardhurave, e ka dhënë e përditshmja franceze, “L’equipe”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco