Rekord absolut/ Vetëm 25 vjeç dhe ka fituar 16 tituj. Askush si ky lojtar

Rekord absolut/ Vetëm 25 vjeç dhe ka fituar 16 tituj. Askush si ky lojtar

12:41, 16/07/2018
A+ Aa A-

Katër Champions League, tre Botërorë për Klubet, tri Superkupa Europiane, dy La Liga, një Kupë Mbreti, dy Superkupa Spanjolle dhe një Kupë Bote. Janë 16 tituj, që formojnë rekordin e një lojtari, i cili është vetëm 25 vjeç.

Ky është “plamaresi” i Raphael Varane, një mbrojtës, i cili ka hyrë në historinë e Real Madridit dhe, që nga 16 korriku 2018, edhe të Francës.

Me “pushtimin” e Rusisë, pas fitores në finale ndaj Kroacisë, francezi vetëm e ka rritur “legjendën” e tij.

Një legjendë, që filloi ta shkruante në sezonin 2011-2012, kur ngriti trofeun e tij të parë: La Liga me 100 pikë.

Më pas, ai ka fituar rregullisht trofe në konkurrencën e brendshme spanjolle, por edhe më gjerë.

233 ndeshje ka tashmë me fanellën e bardhë dhe 49 ndeshje me Kombëtaren e Francës, më të cilën debutoi më 22 mars 2013.

Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Sepse tani, Varane është një pjesë e padiskutueshme në të dyja ekipet: Real Madridi dhe Franca.

Një garanci e madhe në qendër të mbrojtjes. Ai ka luajtur 10 lojëra unike gjatë gjithë karrierës së tij dhe i ka fituar të 10-ta.

Çuditërisht, vetëm finalja e Kupës së Mbretit, që Atletico Madrid e fitoi kundër Real Madridit (2012-2013) është e humbur për të.

Më 17 maj 2013, francezi u dëmtua për një javë, ndaj u detyrua të tërhiqej nga sfida me Espanyol, për një problem në gjurin e djathtë.

Përveç kësaj, me “Les Bleus”, ai gjithashtu nuk luajti në finalen e Kampionatit Europian 2016, për shkak të një plage në këmbën e tij të majtë. Portugalia fitoi 1-0 ndaj francezëve, në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco