Statistika e pabesueshme/ Sulmuesi kryesor i Francës u shpall kampion pa goditur asnjëherë portën

Statistika e pabesueshme/ Sulmuesi kryesor i Francës u shpall kampion pa goditur asnjëherë portën

09:23, 16/07/2018
A+ Aa A-

Franca arriti të shpallej kampione e Botës, por me gjithë rekordet që vendosën disa prej protagonistëve francezë, kishte edhe një që mund të cilësohet si negativ.

Sulmuesi kryesor i “gjelave”, Olivier Giroud, edhe pse ishte pika kryesore e Francës në repartin ofensiv, u shpall kampion bote pa shënuar asnjëherë, por akoma më keq… pa goditur të paktën një herë portën.

Giroud, në total, në shtatë ndeshjet e zhvilluara luajti 564 minuta, por nuk gjuajti asnjëherë kuadratin e portës.

Ai u përpoq plot 13 herë për të goditur, por asnjë prej gjuajtjeve të sulmuesit të Chelseat nuk shkoi në kuadrat.

Gjithsesi, Giroud e kishte të qartë detyrën e tij në fushë, dhe duket se arriti ta bënte mjaft mirë, duke ndihmuar edhe dy sulmuesit e tjerë, Griezmann dhe Mbappe, që të dy shënuan nga 4 gola secili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco