Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tragjedi në festimet për Kupën e Botës, ka të vdekur në Francë

Tragjedi në festimet për Kupën e Botës, ka të vdekur në Francë

08:52, 16/07/2018
A+ Aa A-

Fitorja e Francës në Botëror provokoi incidente në disa qytete franceze.

Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën gjatë festimeve.

Në Annency, një 50-vjeçar vdiq pasi u hodh në një kanal të cekët.

Në Oise, një burrë humbi jetën duke festuar fitoren e Francës në timon. Ai u përplas dhunshëm me një pemë dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Ndërkohë, në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera ka pasur incidente të tifozëve me policinë.

Gjithashtu, grupe vandalësh kanë përfituar nga rrëmuja e përgjithshme për të grabitur dyqanet.

Në orën 22:00 raportohej për dhjetëra persona të arrestuar në këto qytete.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco