Griezmann zbulon sekretin e finales me Kroacinë, si e gjuajti penalltinë

Griezmann zbulon sekretin e finales me Kroacinë, si e gjuajti penalltinë

08:19, 16/07/2018
A+ Aa A-

Antoine Griezmann ishte të dielën e 15 korrikut një prej protagonistëve më të mëdhenj të finales së Kupës së Botës “Rusi 2018”, në një ndeshje të fituar nga Franca me rezultatin 4-2, përballë Kroacisë, surprizës më të bukur të këtij turneu.

Ylli i Atletico Madridit ishte autor i golit të dytë për “Gjelat”, por gjithashtu edhe protagonisti që pasi ekzekutoi në mënyrë fantastike atë goditje dënimi, detyroi Mandzukic të devijonte topin në portën e tij, në momentin e golit të parë.

Protagonist kryesor në dy nga katër golat e shënuar nga Franca, Griezmann u vlerësua me të drejtë me çmimin “Futbollisti më i mirë i ndeshjesh”.

Në fjalën e tij pas triumfit, Griezmann, tregoi një sekret të vogël në lidhje me momentin e ekzekutimit të penalltisë, në realizimin e golit të dytë për Francën.

“Për një moment hezitova dhe mendova të ekzekutoja penalltinë në stilin “Panenka”, si Zidane, por në fund preferova të hap këmbën dhe të godas topin në njërin krah të portës. Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë”, deklaroi Griezmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco