Franca apo Kroacia? Si arritën në finale dhe ja kush shikohet si favorite

Franca apo Kroacia? Si arritën në finale dhe ja kush shikohet si favorite

00:43, 13/07/2018
A+ Aa A-

Kroacia dhe Franca janë dy finalistet e këtij botërori dhe do ndeshen për të provuar të fitojnë trofeun më prestigjoz të futbollit për kombëtare. Modriç dhe Griezmann dy liderat e ekipeve do synojnë të marrin për dore ekipet e tyre drejt trofeut.

Kroacia vjen duke përfunduar në vendin e parë në grup ku i fitoi të gjitha ndeshjet, ku spikati fitorja3-0 kundër Argjentinës. Në fazën me eleminin Kroacia eleminoi me penallti Danimarkën, dhe Rusinë kuse në kohë shtesë eleminoi Anglinë.

Franca gjithashtu e mbylli në vendin e parë, ku në fillim u kritikua për lojën që nuk bindte për ekip pretendent. Në fazën me eleminim eleminoi Argjentinë me rezultatin 4-3, Uruguain me rezultatin 2-0 dhe Belgjikën me rezultatin 1-0.

Më favorite shikohet Franca ngaqë ka më shumë eksperiencë dhe në finale të tilla ka shumë rëndësi eksperienca. Por ky botëror ka qenë boterori i surprizave dhe çdo gjë është e mundur. Gjithçka që mbetet është të presim finalen dhe të shijojmë një ndeshje spektakolare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco