Kulla Eiffel mbyllet befasisht, fajin e ka finalja e Botërorit

Kulla Eiffel mbyllet befasisht, fajin e ka finalja e Botërorit

21:55, 12/07/2018
A+ Aa A-

Kulla Eiffel do të jetë e mbyllur gjatë ditës së shtunë edhe të dielë. Kjo erdhi si pasojë e masave të sigurisë që ka marrë polici me rastin e finales së "Botërorit".

Ditën e dielë kur do të zhvillohet edhe ndeshja finale e “Botërorit”, Kulla Eiffel do të jetë e mbyllur.  Kjo do të vijë si pasojë masave të sigurisë që ka marrë policia, pasi të dielën pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra persona.

“Për motive sigurie, policia e Parisit ka kërkuar mbylljen e Kullës Eiffel,” bën të ditur shoqëria e menaxhimit SETE, duke shtuar se personat që kanë bileta të prenotuara do të rimbursohen. Simboli francez do të jetë i mbyllur edhe gjatë të shtunës së fakt, për shkak të festës kombëtare të marrjes së Bastijës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco