Mund të quhet një ndër ndeshjet më emocionuese dhe më të bukura të këtij Kampionati Botëror.
Gjermania e Joachim Low ka bërë atë që nuk e priste askush duke fituar në sekondën e fundit për të treguar edhe një herë karakterin e fortë.
“Loja përfundon atëherë kur i bie vërshëllimës arbitri”, është kjo shprehja e famshme e futbollit që edhe një herë zë vend te kampionët në fuqi të Botës.
Askush nuk e mendonte që Gjermania të shënonte në sekondën e fundit për të marrë një fitore 2-1 që do të mbahet mend gjatë.
Ishte Toni Kroos ai i cili shënoi golin e karrierës duke nxjerrë nga repertori i tij një "perlë" të vërtetë.
© SYRI.net