Meksika mposht Korenë e Jugut, pranë kualifikimit

Meksika mposht Korenë e Jugut, pranë kualifikimit

18:57, 23/06/2018
A+ Aa A-

Meksika e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër në Kupën e Botës pasi fitoi bindshëm me rezultatin 2-1 përballë Koresë së Jugut.

Meksika kaloi në avantazh në mesin e pjesës së parë, pas penalltisë së kthyer në gol nga Carlos Vela, e cila u akordua pas një prekje të topit me dorë nga mbrojta e Koresë së Jugut.

Në minutën e 66-të, futbollisti simbol i meksikanëve, Javier Hernandez mbylli llogaritë me golin e dytë pas pasimit të marrë nga Lozano. Me katër gola, ai është bërë golashënuesi më i mirë i Meksikës në historinë e Botërorëve.

Në minutën e 93-të, Koreja e Jugut realizoi golin e nderit, të parin në këtë botëror, me anë të futbollistit më të mirë, Heung-Min Son, sulmuesi i Tottenham.

Në ndeshjet e fundit të Grupit F, Meksikës i mjafton të mos humbasë ndaj Suedisë, për të pasur garancinë e vendit të parë, duke shmangur vendin e parë të Grupit E (Brazili).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco