Mesfushori serb: 'Mund t’i parandalonim festimet e tyre me shqiponjë'

Mesfushori serb: 'Mund t’i parandalonim festimet e tyre me shqiponjë'

01:55, 23/06/2018
A+ Aa A-

Zvicra ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Serbisë, në takimin e sotëm që ishte i vlefshëm për grupet e Botërorit të Rusisë.

Xhaka dhe Shaqiri ishin autorët e golave, të cilët zgjodhën të festonin me shqiponjë pas realizimeve të tyre. Mesfushori serb, Dushan Tadiç ishte në lot në përfundimin e ndeshjes, teksa shprehet se futbollistët e Serbisë mund të parandalonin festimet me shqiponjë që u bën përpara syve të tyre.

“Jam zemëruar me gjithçka ka ndodhur në këtë takim, pasi na kanë rrahur. Dhe për këtë them se jemi vërtet shumë gabim. Unë mendoj se ishim pjekur për të bërë një ndeshje të zgjuar.

Ne i lejuam atyre shumë hapësirë dhe secili top i përkiste zviceranëve. Kjo ishte arsyeja jonë e humbjes. Festimi i tyre me shqiponjë? Nuk duhet t’i lejonim të ndodhte, mund të kishim parandaluar atë lloj festimi”, ka thënë Tadiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar23/06/2018 10:25

E ka thënë mirë e me të drejtë futbollisti serb se "ne" duhet ti parandalonim këto shfaqje të patriotizmit shqiptar në skuadrërn e Zvicres. Nese nuk do të bënte Serbia ate politike genocidale ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk do të kishin emigruar me shumicë ata në Zvicër e në vendet e tjera. Nuk do të bënin simbolin kombëtar të shqiponjës në një ndeshje futbolli Xhaka e Shaqiri, nëse nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi në stadiumin e Beogradit, ku me mijra serbë të indoktrinuar nga politikat shoviniste të urrejtjes ndaj shqiptarëve që fituan pamvarësinë në Kosovë, të ulërinin kafshërisht me thirrjet ti vrasim gjithë shqiptarët.Që të parandalohet "krimi i madh" i futbollistëve shqiptarë që kryqëzojnë pëlllëmbët e duave duke simbolizuar shqiponjën, duhet që politika serbe të heqë dorë përfundimisht nga ideja se Kosova e banuar me 98% me shqiptarë autoktonë e tashmë me statusin e miratuar të Pamvarësisë nga vëndet më demokratike të botës, qenka Serbi.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco