Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Rivaliteti me Messin, del foto e Ronaldos që shkrihet duke qeshur me Argjentinën

Rivaliteti me Messin, del foto e Ronaldos që shkrihet duke qeshur me Argjentinën

11:19, 22/06/2018
A+ Aa A-

Në dekadën e fundit rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit ka qenë i jashtëzakonshëm, aq sa për të bërë diferencën mes tyre do të mjaftonte çdo detaj sado i vogël, shkruan Syri.net.

Në këtë Botëror (ndoshta i fundit për të dy) pritej të ishte një duel në distancë mes kapitenit të Portugalisë dhe atij të Argjentinës.

Nëse Ronaldo ka shënuar 4 golat e Portugalisë në barazimin 3-3 me Spanjën dhe fitoren 1-0 me Marokun, Messi s’e ka gjetur rrugën e rrjetës, madje humbi dhe një penallti ndaj Islandës.

Portugalia është pranë kualifikimit, ndërsa Argjentina pranë eliminimit nga grupi.

Pas humbjes së Argjentinës me Kroacinë, është publikuar një foto e Cristiano Ronaldos duke qeshur. Tifozët nëpër rrjetet sociale komentojnë: “Ronaldo shkrihet duke qeshur me Argjentinën dhe me Messin”.

Image

/ Florian Behlula / Syri.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco