Brazili kundër Kosta Rikës për të mos pësuar fatin e Argjentinës

Brazili kundër Kosta Rikës për të mos pësuar fatin e Argjentinës

09:51, 22/06/2018
A+ Aa A-

Pas zhgënjimit të mbrëmshëm të Argjentinës, sot të gjithë sytë janë nga Brazili.

Pesë herë kampionët e Botës do të luajnë sot me Kosta Rikën, që konsiderohet edhe si skuadra më e dobët e grupit, në një ndeshje ku objektivi i vetëm për ekipin e Tites është fitorja.

Pas barazimit ndaj Zvicrës në ndeshjen debutuese, sot Neymar me shokë duhet të kthejnë faqe.

Rotacioni për shiritin e kapitenit vazhdon me Thiago Silvën që do të jetë kapiten, ndërsa në ndeshjen ndaj përfaqësueses helvete shiritin e mbajti Marcelo.

Neymar është rikuperuar plotësisht dhe do ta nisë ndeshjen që nga fillimi, ndërkohë që ndryshimi i vetëm në formacionin e Brazilit pritet të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes aty Fagner do të marrë vendin e Danilos.

Dy miqësoret e fundit mes tyre janë fituar nga Brazili, ndërkohë që mund të thuhet se Kosta Rika i sjell fat Seleçaos sepse të dyja skuadrat bënin pjesë në të njëjtin grup edhe në Botërorin e vitit 2002 me Brazilin që e mposhti 5-2 dhe më pas fitoi trofeun e Kupës së Botës.

Ndryshe nga 4 vite më parë kur shkoi deri në çerekfinale, Kosta Rika ka humbur shumë në cilësi, pasi disa prej futbollistëve janë 4 vjet më mëdhenj dhe nuk kanë më të njëjtën freski në fushë.

Ylli i skuadrës është pa diskutim portieri i Realit të Madridit, Keylor Navas.

Brazil-Kosta Rika do të luhet në stadiumin e Zenitit në Shën Petersburg dhe do të nisë në orën 14:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco