VIDEO/ Aguero konfirmon përçarjen e Argjentinës

VIDEO/ Aguero konfirmon përçarjen e Argjentinës

00:39, 22/06/2018
A+ Aa A-

Serxhio Aguero ka zhvilluar sot një nga ndeshjet më të dobëta në historinë e përfaqësueses argjentinase pasi për rreth 21 minuta në pjesën e parë, u soll vërdallë në fushë pa prekur asnjëherë topin. Një shifër mbresëlënëse dhe sinjal i qartë që diçka nuk shkon në këtë skuadër e cila tashmë duket e shpërbërë.

Një situatë të tillë në fakt e ka konfirmuar edhe vetë lojtari, me një reagim domethënës ndaj pyetjeve për trajnerin Horge Sampaoli. Gazetari pyeti Agueron pas ndeshjes së sotme se si komentonte fjalët e Sampaolit që shumë futbollistë nuk ishin përshtatur me planin e lojës.

“Të thotë çfarë të dojë” , ishte komenti i vetëm i sulmuesit para se të largohej, një sinjal i qartë se tashmë mes tij dhe trajnerit nuk ka mirëkuptim, ashtu siç përshkruhej prej kohësh në mediat argjentinase, ku e shohin Sampaolin gjithnjë e më të vetmuar dhe me ekipin që nuk ndjek udhëzimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco