Neymar tregon gjendjen e tij dhe çfarë kërkon nga Brazili në ndeshjen me Kosta Rikën

Neymar tregon gjendjen e tij dhe çfarë kërkon nga Brazili në ndeshjen me Kosta Rikën

13:18, 21/06/2018
A+ Aa A-

Neymar u kthye në trajnim, pasi përhapi makth te Kombëtarja e tij në stërvitjen e së martës, të cilën e përfundoi me dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë.

Seanca ishte krejtësisht e mbyllur për shtypin dhe publikun e gjerë, por sulmuesi i PSG-së foli ekskluzivisht për TV CBF, kanal televiziv i Konfederatës së Futbollit Brazilian, dhe tha se ndihet i aftë për ndeshjen e kësaj të premteje kundër Kosta Rikës.

“Unë jam stërvitur shumë mirë, ndihem rehat dhe këmba është e qetë. Pritshmëritë janë të larta për ndeshjen e dytë, ndaj shpresojmë të bëjmë shumë më mirë kundër Kosta Rikës sesa në debutim. Ne duam të fitojmë. Ne do të punojmë jo vetëm për të fituar, por edhe për të luajtur mirë”, thotë ylli brazilian.

Tite nuk do ta ndryshojë formacionin e ekipit debutues në Botëror, kundër Zvicrës, ndaj Paulinho dhe Casemiro, të kritikuar nga trajneri pas barazimit zhgënjyes, do të mbeten në 11-shen titullare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco