FOTO/ Mediat serbe nxisin konflikt: Shaqiri sapo nisi një luftë kundër Serbisë

FOTO/ Mediat serbe nxisin konflikt: Shaqiri sapo nisi një luftë kundër Serbisë

11:37, 21/06/2018
A+ Aa A-

Takimi ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë që zhvillohet nesër mund të jetë përcaktues se cili nga këto dy ekipe kualifikohet në 1/8-at  e finaleve të Kampionatit Botëror.

Prezenca e lojtarëve me prejardhje shqiptare, posaçërisht atyre nga Kosova në Kombëtaren e Zvicrës ka bërë që gjërat të dalin jashtë kontrollit.

Mediat nuk ndalen së shkruari për dimensionin politik të kësaj ndeshjeje dhe shkrimet e fundit të mediave në Serbi dhe në Zvicër, kanë “shënjestruar” Xhardan Shaqirin dhe postimet e tij në internet.

Image

“Blic” i Beogradit duket se ka “fjetur” në instagramin e Shaqirit dhe ka publikuar sot në një artikull të gjatë postimet e tij, duke iu kthyer fotos së këpucëve me flamuj të Zvicrës e Kosovës dhe storyt të tij në Instagram kur ai tregon bicepsin dhe shkruan qytetin ku zhvillohet ndeshja, Kaliningradin.

Image

“Blic”, madje citon edhe një artikull të gazetës Tages Anzeiger, me titull “Shaqiri sapo nisi një luftë kundër Serbisë”, duke e cilësuar si provokim drejtuar serbëve dizajnin specifik të këpucëve të tij të futbollit.

Image

Edhe pse Shaqiri ka mbledhur mbi 70 mijë pëlqime në këtë postim në instagram, të shumta janë ofendimet e rënda në gjuhën serbe ndaj tij, familjes së tij dhe popullit shqiptar, ndaj të cilave duket se futbollisti me prejardhje nga Gjilani, nuk e lodh shumë kokën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco