Mbledhje te Gjermania, kapiteni Neuer thirrje kampionëve për t’u ‘zgjuar’

Mbledhje te Gjermania, kapiteni Neuer thirrje kampionëve për t’u ‘zgjuar’

08:23, 21/06/2018
A+ Aa A-

Kampionët e Botës në fuqi e kanë nisur keq aventurën e tyre në Rusi duke u mundur nga Meksika me rezultatin 1-0.

Futbollistët e Kombëtares gjermane janë mbledhur së bashku me trajnerin për të folur mbi ndeshjen e ardhshme me Suedinë, ku u duhet patjetër fitorja.

Pas kësaj mbledhjeje ka qenë kapiteni Manuel Neuer që flet për atë që u diskutua në këtë mbledhje.

“Ne duam t’i bëjmë gjërat më mirë ndaj Suedisë”, tha portieri i Bayernit të Mynihut.

“Biseduam shumë. Ishim kritikët më të mëdhenj të vetes. Kjo ishte një thirrje për t’u zgjuar, nuk ka pasur kurrë fjalë aq të forta brenda ekipit”, vazhdoi gardiani i “Panzerave”.

“Trajneri e di se si është situata. Tashmë kemi vetëm finale. Duhet të tregojmë se çfarë na bëri aq të fortë. Por e dimë se duhet të bëjmë më mirë. Të gjithë kanë përgjegjësi, në veçanti lojtarët në mbrojtje”, shtoi Neuer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco