Pikante nga Botërori/ Tifozëve të Nigerisë u ndalohet futja e pulave në stadium

Pikante nga Botërori/ Tifozëve të Nigerisë u ndalohet futja e pulave në stadium

12:12, 20/06/2018
A+ Aa A-

Është e zakonshme për tifozët e ekipit kombëtar të Nigerisë të sjellin pula të gjalla në stadiume, shpesh me puplat të ngjyrosura gjelbër për t’u përshtatur me ngjyrat e flamurit nigerian.

Por, zyrtarët rusë njoftuan se pulat nuk do të lejohen në stadium për ndeshjen e së shtunës kundër Kroacisë.

“Tifozët nga Nigeria kanë pyetur nëse është e mundur të sjellin pula në stadium”, ka thënë Andrei Ermak, ministër i Kulturës në Kaliningard.

“Është simboli i tyre, ata janë parë me to në të gjitha ndeshjet, por ne ua kemi bërë me dije se është e pamundur të fusin pula të gjalla në stadiume”, tha ai për agjencinë shtetërore të lajmeve Interfax.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco