Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Ish-kapiteni Lahm: Ja me sa pikë do ta mbyllë Gjermania grupin

Ish-kapiteni Lahm: Ja me sa pikë do ta mbyllë Gjermania grupin

10:51, 20/06/2018
A+ Aa A-

Kampionët e Botës u tronditën në ndeshjen e tyre debutuese në Rusi, ku u mundën nga Meksika 0-1, ndeshje kjo e vlefshme për në Grupin F.

Pas këtij rezultati gjermanët ndodhen nën presion të madh, sepse e shikojnë veten mbas Suedisë dhe Meksikës, me nga tri pikë, dhe duhet të fitojnë në ndeshjen e datës 23 kundër Suedisë.

Por ish-kapiteni, Philipp Lahm ende beson në shanset e Gjermanisë në Kupën e Botës, dhe ka treguar mbështetjen e tij për trajnerin Joachim Low.

“Unë mendoj se gjithmonë mund të ketë diskutime në lidhje me Kombëtaren e Gjermanisë, sepse kemi shumë lojtarë të mirë”,  tha ai.

“Ne kishim Kupën e Konfederatave vitin e kaluar, ku edhe me shumë lojtarë të rinj, fituam dhe e treguam veten”, ka thënë Lahm.

"Kini besim te trajneri i Kombëtares dhe stafi i tij. Ai ka shumë eksperiencë, ka qenë me ekipin kombëtar që nga viti 2004 dhe pas Kampionatit Botëror 2006 u bë trajner i Gjermanisë. Low ka eksperiencën e nevojshme dhe e di se si ta mbledhë skuadrën e tij”, ka shtuar më pas ish-mbrojtësi i Bayern Munchen.

"Që kur ai ka qenë trajner i Kombëtares, gjithmonë e kemi parë Gjermaninë të paktën në gjysmëfinale. Jam i sigurt se do ta mbyllë grupin me 6 pikë dhe do t’i përfundojë me sukses katër, ose pesë ndeshjet e ardhshme të këtij Botërori” përfundoi Philipp Lahm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco