Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Botërori përçan yjet e Real Madridit, Isco: S’do ti flas Ronaldos

Botërori përçan yjet e Real Madridit, Isco: S’do ti flas Ronaldos

08:55, 20/06/2018
A+ Aa A-

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, shënoi tre gola në një ndeshje tepër interesante të Botërorit në Grupin B dhe kjo duket se e ka mërzitur pak shokun e tij te Real Madridi.

Isco ka thënë se nuk do të flasë me Cristiano Ronaldon, pasi portugezi i shënoi Kombëtares së tij plot tre gola në ndeshjen e parë të Grupit B, në mes të Spanjës dhe Portugalisë.

Derbi iberik në Rusi ka regjistruar njërën prej ndeshjeve më spektakolare në këtë Botëror ku u shënuan plot gjashtë gola.

Spanja vuajti nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Ronaldo, dhe kjo gjë e ka zhgënjyer Iscon.

“Mos më flisni për Cristianon”, ka thënë Isco për “Cadena SER”, teksa ka folur pak me humor se si është ta kesh shokun e ngushtë rival në fushë.

“Nuk do ti flas Cristianos. Ai nuk ka statistika të mira nga goditjet e lira, por kur është në ditën e tij ai di të ndëshkojë. Dy golat e tij të parë i dhanë besim dhe për këtë ai shënoi tripletë”, ka thënë Isco.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco