Shfaqet Dybala tek Argjentina, thotë këto fjalë për Leo Messin

Shfaqet Dybala tek Argjentina, thotë këto fjalë për Leo Messin

08:31, 20/06/2018
A+ Aa A-

Pas barazimit me Islandën, Argjentina nuk duhet të gabojë përballë Kroacisë dhe ai që shpreson të ketë një shans për t’u aktivizuar në këtë ndeshje është fantazisti i Juventusit, Paolo Dybala.

“Çdo stërvitje e bëj sikur do të jem titullar. Jam shumë optimist dhe e ndjej se do kem mundësitë e mia për të qenë në fushë”, tha Dybala në konferencën për shtyp përpara takimit me Kroacinë.

Shpesh emri i Dybala është lakuar për të qenë titullar së bashkë me Messin, që nga ana e tij është në qendër të kritikave për 11-metërshin e humbur me Islandën.

“Leo është i pari që do të kalojë këtë moment negativ. Jemi të gjithë me të, të gatshëm ta mbështesin në çdo moment”, tha ylli argjentinas.

Dybala foli edhe për faktin që emri i tij ishte në dyshim deri në momentin e fundit. “Kam punuar gjithnjë shumë mirë dhe me shumë besim për atë që po bëja”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco