Rusia drejt kualifikimit të sigurt, Salah lamtumirë Botërorit

Rusia drejt kualifikimit të sigurt, Salah lamtumirë Botërorit

21:52, 19/06/2018
A+ Aa A-

Egjipti i Salah i ka dhënë fund ëndrës në Kampionatin Botëror.

Rusia fitoi me rezultatin 3-1 përballë faraonëve të cilët luajtën dobët përballë vendit organizator.

Fillimisht ishin vendasit të cilët kalojnë në avantazh falë një autogoli të Ahmed Fathy.

Në minutën e 59’ ishte Cheryshev ai i cili dyfishoi shifrat ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Dzyuba hipotekoi fitoren e vendasve.

Salah u kujtua shumë vonë pasi në minutën e 73’ arriti të shndërrojë në gol penalltinë e fituar.

Pas kësaj fitore, Rusia është shumë pranë zyrtarizimit të kualifikimit në raundin tjetër, ndërsa Egjipti do të luajë ndeshjen e fundit duke i dhënë lamtumirë Kampionatit Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco