Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Senegali bën surprizën, mposht Poloninë e Lewandowskit

Senegali bën surprizën, mposht Poloninë e Lewandowskit

18:56, 19/06/2018
A+ Aa A-

Senegali ka marrë një fitore befasuese dhe shumë të rëndësishme përballë Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin H të Kupës së Botës.

Në këtë mënyrë afrikanët hedhin një hap shumë të rëndësishëm për tu kualifikuar në fazën me eliminim direkt.

Ishte Cionek i cili shënoi autogol duke kaluar Senegalin në avantazh ndërsa Niang në të 60’ përfitoi nga një gafë e portierit për të dyfishuar shifrat në 2-0.

Polakët u zgjuan shumë vonë pasi në minutën e 86’ ngushtuan diferencën me Krychowiak.

Në minutat e fundit Polonia tentoi por pa rezultat pasi nuk arriti të barazojë rezultatin. Vlen të theksojmë që Lewandowski ishte inekzistent në fushën e lojës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco