Shaqiri ‘ndez’ sfidën me Serbinë, ja çfarë thotë...

Shaqiri ‘ndez’ sfidën me Serbinë, ja çfarë thotë...

18:04, 19/06/2018
A+ Aa A-

Xherdan Shaqiri është shprehur optimist para sfidës me Serbinë, duke thënë se Zvicra nuk ia ka frikën asnjë skuadre.

“Unë nuk mendoj se ka shumë presion mbi ne, ne nuk ia kemi frikën askujt, ne kemi cilësi për të fituar ndaj gjithkujt. Ne i njohim aftësitë tona, kemi lojtarë të mëdhenj që luajnë në ligat më të forta me vite”, ka deklaruar Shaqiri para ndeshjes me Serbinë.

Zvicra dhe Serbia do të përballen në një takim “final” në botërorin e Rusisë në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

‘Helvetikët’ kanë marrë një rezultat të mirë ndaj Brazilit duke barazuar 1:1, ndërsa Serbia ka mposhtur 1:0 Kosta Rikën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco