E thotë legjenda e Argjentinës: Icardi duhet të ishte në Kupën e Botës

E thotë legjenda e Argjentinës: Icardi duhet të ishte në Kupën e Botës

17:36, 19/06/2018
A+ Aa A-

Legjenda e Argjentinës, Javier Zanetti thotë se Mauro Icardi e ka merituar të ishte me skuadrën e Sampaolit në Kupën e Botës, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Unë e kam thënë atë dhe e përsëris: Mauro ka merituar një shans për atë që bëri dhe po bën", tha Zanetti, i cili ka luajtur 144 ndeshje për Argjentinën.

"Do të doja të shihja atë këtu me ne në Rusi. Nuk ishte kështu, por ai është shumë i ri dhe ka një të ardhme të madhe përpara tij. Ai do të ketë një tjetër mundësi për të qenë pjesë e ekipit kombëtar argjentinas”, vijoi ai.

"Sampaoli? Ky ekip ka lojtarë të mëdhenj, por duhet kohë për shkak se kualifikimi është i vështirë, ka pasur një ndryshim të trajnerit dhe jo gjithçka mund të arrihet brenda natës”, përfundoi ai.

/ SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco