Schweinsteiger tallet keq me Italinë, por Materazzi ‘barazon’ në shtesë

Schweinsteiger tallet keq me Italinë, por Materazzi ‘barazon’ në shtesë

22:16, 18/06/2018
A+ Aa A-

Gjermani -Itali është një sfidë e përjetshme, mes tifozëve por edhe mes lojtarëve. Dy skuadrat europiane kanë dhuruar disa prej ndeshjeve më të bukura në historinë e futbollit, shumë prej tyre në Kupën e Botës, ku Italia ka pa dyshim një rekord më shumë se pozitiv, duke u etiketuar si “macja e zezë”.

Protagonistë të "duelit" të fundit duket se kanë qenë dy “pesha të rënda”, Bastian Schweinsteiger dhe Marco Materazzi, dy kampionë bote që kanë dhënë shumë për kombëtaret respektive. Në një intervistë televizive në SHBA, ku luan për Chicago Fires, mesfushori gjerman u pyet se cilat skuadra shihte si pretendente kryesore për ta fituar trofeun e Kupës së Botës këtë vit. “Italia dhe Holanda janë pretendente të forta”, tha Schëeinsteiger, duke bërë humor me faktin që dy skuadrat e mëdha nuk arritën të kualifikoheshin për turneun e këtij viti.

Por me sa duket komentet e gjermanit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Materazzi, i cili gjeti momentin më të përshtatshëm për t’u kundërpërgjigjur në rrjetet sociale, pikërisht pas humbjes surprizë të Gjermanisë ndaj Meksikës.

“Ne jemi favoritë, siç ishit ju në Dortmund në vitin 2006. A të mbahet mend kur hëngrët pica?”, shkruajti ish-interisti në profiling e ijt në Instagram.

Përveç se fitores në Europianin e vitit 2012 me penallti në çerekfinale dhe një barazimi pa gola në Euro 96’ Gjermania nuk e ka mundur kurrë Italinë në Kupën e Botës dhe asnjë ndeshje tjetër zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco