Anglia thyen mallkimin, fitore me frymën e fundit

Anglia thyen mallkimin, fitore me frymën e fundit

22:02, 18/06/2018
A+ Aa A-

Anglia merr një fitore me frymën e fundit dhe thyen mallkimin pasi prej vitit 2010 nuk fitonte në Kupën e Botës.

Herry Kane ishte heroi për Anglinë i cili me dopjetën e tij i dhuroi “tri luanëve” fitoren e parë në Kampionatin Botëror.

Në pjesën e parë Anglia dominoi dhe me pak mundi do të kishte mundur që të shënonte tri deri në katër gola.

Që në minutën e dytë, Sterling humbi një mundësi ideale për gol. Pas tij në një pozitë të mirë për të shënuar ishte Lingard, por edhe ai dështoi.

Goli për anglezët erdhi në minutën e 11. E shënoi ai që di të shënoi, Harry Kane.

Në pjesën e dytë Anglia nuk pati asnjë rast të volitshëm për gol, pavarësisht se sulmoi vazhdimisht.

Por kur mendohej që ndeshja të përfundoi më rezultat të barabartë 1-1, në skenë doli përsëri ai që di ta përfundojë punën më se miri, Harry Kane fal të cilit Anglia sonte i fitojë tri pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Llanua19/06/2018 08:04

E paske marre me mik gjuhen shqipe

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco