FOTO/ Presidenti Meta: Gjaku shqiptar i Zvicrës ndali sot ekipin më të madh të botës

FOTO/ Presidenti Meta: Gjaku shqiptar i Zvicrës ndali sot ekipin më të madh të botës

23:30, 17/06/2018
A+ Aa A-

Nëse Shqipëria nuk merr pjesë në Botëror, shqiptar e shohin veten të përfaqësuar në “Rusi 2018”, shkruan Syri.net.

Te Zvicra luajnë katër futbollistë me origjinë shqiptare dhe kjo është një arsye pse barazimi 1-1 me Brazilin ka gëzuar jo pak sportdashësit në vendin tonë.

Madje ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili mesa duket është ndjerë krenar për perfomancën e lojtarëve shqiptarë në përballjen me 5 herë kampionët e Botës.

Presidenti Meta në një status në Facebook ka shkruar: “Gjaku shqiptar i Zvicrës ndali sot ekipin më të madh të botës. Gati për sfidën e radhës!”.

Image

Kreu i shtetit shqiptar njihet si tifoz holandez, por mospjesëmarrja e “Tulipanëve” në Botëror ka bërë që Presidenti Meta të deklarojë tifon e tij për shqiptarët e Zvicrës.   

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jari 17/06/2018 23:36

brazili ka kaq vite qe nuk bind .fiton disa miqesore edhe shfaqet si pretendent per kampionat .pak veshtir ta fitoj kur nuk mundi dot as zvicren imagjino ekipet e tjera.8

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco