Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Orakulli/ Macja e bardhë zgjedh fituesin e Rusi-Arabia Saudite

Orakulli/ Macja e bardhë zgjedh fituesin e Rusi-Arabia Saudite

17:22, 13/06/2018
A+ Aa A-

Tifozët e Rusisë duhet të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse të Botërorit, që përfaqësuesja e vendin organizator do ta luajë kundër Arabisë Saudite.

Orakulli ka parashikuar fitoren e vendasve. Bëhet fjalë për macen e bardhë Akil, e përzgjedhur për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.

Kafsha me katër këmbë, që vjen nga një muze i qytetit Shën Pjetërburg, e vendosur para dilemës së ushqimit, ka preferuar vazon e qelqit me flamurin e Rusisë.

Image

Sigurisht që Rusia është favorite, por kur e thotë edhe “orakulli”, atëherë nuk duhet të kesh asnjë dyshim mbi suksesin e saj.

Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse.

Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”.

Që nga Kupa e Botës e para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e saj nga bota e kafshëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco