Ylli i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës

Ylli i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës

17:03, 13/06/2018
A+ Aa A-

Mesfushori i Shakhtar Donetsk dhe Brazilit, Fred, i cili vazhdon të vuajë një dëmtim, ka munguar në stërvitjen e radhës së “Selecao” në Sochi.

Trajneri Tite ka pasur në dispozicion 22 futbollistë teksa ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë të Botërorit 2018 kundër Zvicrës.

Fred, që sezonin e ardhshëm do të luajë me Manchester United, ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe vetëm që shtunën pritet të bëhet pjesë e ekipit, pasi po ndjek një program të veçantë riaftësues.

Mesa duket, ai do të mungojë në ndeshjen e parë të kompeticionit. Brazili do ta nisë Botërorin me ndeshjen e së dielës kundër Zvicrës, ndërsa Kosta Rika dhe Serbia do të jenë kundërshtarët e tjerë në Grupin E.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco