Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Neuer: Kam gjetur besimin, më vjen keq për Buffon që nuk do jetë në Botëror

Neuer: Kam gjetur besimin, më vjen keq për Buffon që nuk do jetë në Botëror

23:46, 12/06/2018
A+ Aa A-

Manuel Neuer është gati të rikthehet protagonist dhe të mbrojë portën e Gjermanisë në Kupën e Botës 2018, duke lënë pas shpine një dëmtim të rëndë që e ka lënë jashtë Bayern Munich gjatë gjithë sezonit.

“Jam mirë dhe kam gjetur besimin. Jam i bindur se do të paraqitem mirë në Rusi. Kam besim, jam shumë i motivuar dhe duhet të bëj shumë mirë punën time”, tha portieri për “La Gazzetta dello Sport”.

Nga një numër 1, te një tjetër, Buffon: “Kam postuar një fotografi timen me fanellën e Buffon në rrjetet sociale në momentin që ai u tërhoq nga futbolli sepse kam respekt maksimal për të dhe karrierën e tij. Më vjen shumë keq që nuk do të jetë në Kupën e Botës”, tha kapiteni i Gjermanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco