Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pamje të rënda/ Bilanc tragjik pas tërmetit. Autoritet kërkojnë mes rrënojave për banorët

Pamje të rënda/ Bilanc tragjik pas tërmetit. Autoritet kërkojnë mes rrënojave për banorët

09:48, 20/09/2017
A+ Aa A-

Numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Meksikën ka arritur në 250 persona. 

Presidenti Peña Nieto tha se më shumë se 20 fëmijë dhe dy të rritur u gjetën të vdekur në  një shkollë të shembu në rrethin jugor të Coapa .

Ai gjithashtu shtoi se 30 nxënes të kësaj shkolle ishin ende të zhdukur, raporton "Reuters"

Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët në kryeqytetin Meksiko Siti, me 20 milionë banorë, po gjurmojnë nëpër gërmadhaa të ndërtesave të shkatërruara për të gjetur të mbijetuar eventualë dhe trupa të pajetë.

Koordinatori kombëtar për mbrojtje civile, Luis Felipe Puente, tha se së paku 149 njerëz janë vrarë, shumica prej tyre në Meksiko Siti dhe hapësirat në jug dhe në lindje të kryeqytetit, ku ishte epiqendra e tërmetit me intensitet 7.1 shkallë.

Por vetem pak me pas mediat e huaja raportuan per rritje te frikshme te viktimave, duke raportuar se deri tani jane 225 te vdekur, shkruan syri.net. Mijëra njerëz u panë të iknin nga shtëpitë e tyre të frikësuar, tha një dëshmitar okular për Reuters.

Monitorët e kompjuterëve u rrëzuan, fotografitë ranë nga muret dhe objektet e tjera lëvizën nga vendi. Dhjetëra e qindra punonjës u fshehën nën tavolinën e zyrës së tyre.

Tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në kryeqytet, ku stacionet televizive lokale transmetojnë imazhe të fasadave të ndërtesave të shembura dhe rrugëve të mbushura me rrënoja.

Ndërkohë autoritet mesikane kanë nxjerrë bilancet e para të viktimave. /SYRI.net/ 

Morelos shteti: 72 të vdekur

Shteti Puebla: 43 të vdekur

Mexico City: 117 të vdekur

Meksika shteti: 12 të vdekur

Guerrero: 3 të vdekur

Oaxaca: 1

Image

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco