Zjarri në Londër, dalin detaje shokuese: Vdiqën të gjithë në pritje të helikopterit

Zjarri në Londër, dalin detaje shokuese: Vdiqën të gjithë në pritje të helikopterit

16:59, 14/09/2017
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të mbijetuarit e tragjedisë së zjarrit në Londër, i cili i mori jetën të paktën 80 personave në muajin qershor teksa “Grenfell Tower” u shkrumbua.

Farhad Neda dhe nëna e tij ishin të vetmit të mbijetuar nga kati i 23 i ndërtesës dhe tashmë ata kanë folur në mediat britanike për momentet e tmerrit që përjetuan në ndërtesën e përfshirë nga flakët, por kanë zbuluar edhe një detaj tragjik, i cili mendohet se i ka marrë jetën rreth 40 personave.

Neda ka thënë se rreth 40 banorët dolën në tarracën e pallatit duke pretenduar se dikush i kishte thënë nga zjarrfikësit se atje do të vinte një helikopter për t’i evakuuar. Ata u ngjitën në tarracë, por helikopteri nuk erdhi kurrë dhe të gjithë humbën jetën.

Ndërkohë, autoritetet britanike kanë thënë se helikopterët nuk përdoren në të tilla situata.

Farhad Neda u vlerësua gjerësisht për veprimin e tij heroik gjatë tragjedisë. Nëna e tij kishte humbur ndjenjat nga tymi i madh, ndërsa zjarri ngjitej me shpejtësi. Neda nuk humbi kohë, por mori në shpatulla nën e tij dhe mes zjarrit e tymit arriti të mbijetonte edhe pse të dy përfunduan në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Sabre Neda, babai i Farhad humbi jetën pasi mbeti i bllokuar në kati e fundit të ndërtesës.

Hetimet për katastrofën e “Grenfell Toëer” nisën ditën e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco