Presidenti i Venezuelës thirrje popullit të hajë mish lepuri për të ‘mbytur’ varfërinë

Presidenti i Venezuelës thirrje popullit të hajë mish lepuri për të ‘mbytur’ varfërinë

15:31, 14/09/2017
A+ Aa A-
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka hartuar një plan i cili quhet "lepuri", për të luftuar luftën ekonomike që sipas tij është duke u zhvilluar kundër qeverisë së tij nga "forcatimperialiste".

Presidenti u bëri thirrje venezuelianëve të prekur nga kriza që lepujt t'i hanë si një burim proteinash shtazore.

Venezuela po përballet me nivele rekord të kequshqyerjes së fëmijëve në mes të mungesës së ushqimeve të vazhdueshme.

Një politikan i opozitës tha se plani ishte "një shaka e keqe".

Presidenti Maduro u shpreh se në një krizë ushqimore si kjo e Venezuelës, lepujt mund të jenë shpëtimtarë, sepse mishi i tyre është i shëndetshëm dhe i nevojshëm për oragnizmin e njeriut.

Lepujt u dërguan në 15 komunitete si pjesë e një projekti pilot.

Njerëzit nuk i hëngrën lepujt por i mbajtën si kafshë shtëpiake dhe u vendosën emra.

Qeveria venezuelase fajëson "luftën ekonomike" për çdo gjë, nga mungesa e ushqimit deri tek ilacet.

Ajo pretendon se "forcat imperialiste" po përpiqen të dëmtojnë ekonominë e vendit në mënyrë që të rrëzojnë udhëheqësin e saj socialist./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco