Mbrojtja nga dëbimi i ‘ëndërrimtarëve’, Trump mohon marrëveshjen me demokratët

Mbrojtja nga dëbimi i ‘ëndërrimtarëve’, Trump mohon marrëveshjen me demokratët

13:20, 14/09/2017
A+ Aa A-
Presidenti amerikan  Donald Trump ka mohuar arritjen e një marrëveshje me demokratët kryesorë për të mbrojtur emigrantët e rinj pa dokumente.

Trump tha se në këmbim të arritjes së marrëveshjes për programin e emigrantëve, "siguria e kufijve” do të duhej të miratohej

Demokratët e lartë, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer njoftuan marrëveshjen për emigrantët, të njohur si ‘ëndërrimtarë”, pas bisedimeve me Trump të mërkurën.

Ata thanë se plani përjashtonte murin e propozuar nga presidenti amerikan me Meksikën.

Por Trump sqaroi se kjo nuk do të ishte e vërtetë dhe se muri do të ndërtohet.

Presidenti Trump anuloi para disa ditësh një program që mbron nga deportimi emigrantët e rinj,sidomos studentët, i njohur si Daca.

Skema e Daca-s u vendos gjatë qeverisjes së Obamës për të mbrojtur nga dëbimi, të ashtuquajturit "ëndërrimtarë", ose e thënë ndryshe emigrantët që silleshin ilegalisht në SHBA që fëmijë.  

Ai mbron plot 800,000 persona dhe gjithashtu siguron leje të përkohshme për punë dhe studim.

Por Trump njoftoi më 4 shtator se do të anulonte skemën, duke i dhënë Kongresit gjashtë muaj për të miratuar një plan zëvendësues./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco