Koreja e Jugut formon njësinë speciale për të neutralizuar Kim Jong-un

Koreja e Jugut formon njësinë speciale për të neutralizuar Kim Jong-un

15:15, 13/09/2017
A+ Aa A-
Koreja e Jugut është duke formuar “njësinë likuiduese” që do të jetë pjesë e forcave speciale, e trajnuar enkas për neutralizimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shkruan Daily Mail.

“Njësia likuiduese” do të formohet deri në fund të vitit, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. Misioni i kësaj njësie është t’ia futë “frikën në palcë Kim Jong-un”, dhe të heqë dorë nga armët bërthamore.

Njësia raportohet se do të jetë sa një brigadë sa i përket numrit – nga 1.500 deri në 3.000 ushtarë, dhe do të jetë e gatshme për misione deri në fund të këtij viti, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Song Young-moo.

Koreja e Veriut po kërcënon vazhdimisht me shkatërrim Korenë e Jugut dhe aleatët e saj Shtetet e Bashkuara.

Testimi i raketës së fundit bërthamore nga ana e Koresë së Veriut, ka shtyrë Korenë e Jugut që të formoj këtë njësi, ndërsa strategë të luftës e shohin si lëvizje të mençur strategjike nga ana e Koresë së Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco