Referendumi i Katalunjës, Nadal: Sforco për të qenë të bashkuar

Referendumi i Katalunjës, Nadal: Sforco për të qenë të bashkuar

14:55, 13/09/2017
A+ Aa A-
Situata sociopolitike në Spanjë sa vjen e nxehet më shumë. Sidomos pas manifestimeve madhore të Barcelonës me rastin e “Diada Nacional de Catalunya” (shkurt Diada), apo ditës së festës kombëtare të komunitetit autonom të Katalunjës.

Në vendin e tensionuar, me referendumin për pavarësinë e Katalunjës të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe urdhrit të dhënë nga shefi i forcave speciale “Mossos d’Esquadra” për të ndalur votimet e parashikuara për më 1 tetor, ka ardhur edhe reagimi më i fundit mes atyre pro dhe kundër shkëputjes së këtij rajoni nga Spanja.

Mes zërave të shumtë është edhe ai i një legjende të gjallë të sportit, më konkretisht tenisit, spanjollit të lindur në Majorka Rafael Nadal, vetëm një ditë pas fitores së “US Open”. Por cili është mendimi i Nadalit për pavarësinë e Katalunjës?

Në një intervistë dhënë për “El Mundo”-n, Rafa Nadal shprehet me një “Jo” kategorike, edhe pse e arsyeton më pas.

“Duhet të bëjmë një sforco për të arritur një marrëveshje. Kjo, sepse jemi më të fortë të bashkuara, sesa të ndarë. Spanja është më e mirë me Katalunjën, sikurse edhe Katalunja është më e mirë me Spanjën. Duhet të jemi të gjithë të shqetësuar, e kushdo që nuk ndihet i tillë, atëherë nuk ka lidhje me Spanjën kështu siç është. Ndihem më i afërt me katalanasit, por jam edhe një spanjoll i bindur. Nuk e perceptoj dot Spanjën pa Katalunjën, ndaj shpresoj që të mbërrijmë në një marrëveshje, që do të na mundësojë të jetojmë për shumë vite të ardhshme si një vend i bashkuar, siç edhe jemi”, shprehet Nadal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco