VIDEO/ Irma ‘rrafshon’ një ishull të tërë

VIDEO/ Irma ‘rrafshon’ një ishull të tërë

14:42, 13/09/2017
A+ Aa A-

Nurmi i të vdekurve nga uragani Irma ka arritur në 45 veta, përfshirë 10 në Shtetet e Bashkuara, pasi stuhia që ka zbarkuar në Karaibe, ka goditur edhe Floridan, Xhorxhian dhe Karolinën Jugore.

Pamjet e filmuara nga droni mbi territorin e ishujve Karaibe e në veçanti mbi Saint Martin, tregojnë  dëmet që  ka shkaktuar uragani Irma gjatë javës së kaluar.

Videoja është publikuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, pasi Saint Martin është nën administrimin e Francës.

imazhet e fundit tregojnë mijëra banesa të rrënuara dhe përmbytura, pak pasi stuhia e goditi rajonin me erëra që  arrinin deri në 192kilometra në orë.

Ekipet e shpëtimit po lëvizin nëpër zonat e prekura për të shpërndarë furnizime emergjente me ujë dhe ushqim

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se prioritet i qeverisë do të jetë plani strategjik për të ndihmuar banorët./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco