Intervista e djalit të Escobarit: Im atë vrasës i pamëshirshëm por....

Intervista e djalit të Escobarit: Im atë vrasës i pamëshirshëm por....

14:14, 13/09/2017
A+ Aa A-

“Pavarësisht se ishte një vrasës i pamëshirshëm, paradoksalisht ai ishte një baba i mirë’.

Juan Pablo Escobar Henao tregon fëmijërinë e tij përkrah të atit, një nga narkotikantët më gjakatar.

Pas ndryshimit të identitetit, ai tani jeton në Buenos Aires, ku punon si arkitekt dhe shkrimtar.

Për të rinjtë ai ka vetëm një porosi: “Mos u bëni si babai im Pablo Escobar, mos e çoni dem jetën! Ai ishte një terrorist, jo një model. Serialet televizive e bënë atë një hero”.

Juan Pablo Escobar Henao jetoi për dhjetë vjet nën një emër tjetër;  Sebastian Marroquin.

Kjo ishte një mënyrë për tu distancuar nga bota e narko-trafikut, që në mënyrë indirekte e njihte mirë.

Për këtë arsye, Juan Pablo Escobar Henao në mënyrë të përsëritur donte të takonte të afërmit e viktimave të babait të tij.

“Atyre iu kam kërkuar gjithmonë falje. Kanë qenë takime me dhimbje të mëdha dhe të patregueshme”.

Djali i Pablo Escobarit thotë në intervistë se do të mbajë në zemër derisa të vdesë takimet me të afërmit e viktimave të fluturimit Avianca 203, i cili shpërtheu në 1989 nga njerëzit e babait tij gjatë një akti terrori për të vrarë kandidatin e zgjedhjeve presidenciale César Gaviria.

Rrëfimet e djalit të Pablo Eskobar janë dhënë ekskluzivisht për të përjavshmen Tustyle, e cila del në qarkullim me 13 shtator.

Pavarësisht se i ati ishte një ndër njerëzit më të pasur të botës, pas vdekjes së tij, gruas së Escobarit iu desh te negocionte me rivalët e kartelit të drogës Kali për të shpëtuar familjen e saj, ndaj dhe i biri vlerëson se vetëm falë kësaj ndërhyrje të nënës së tij është sot gjallë dhe mund të dëshmojë për jetën pranë të atit.

Ndërsa në lidhje me filmin që pritet të dalë së shpejti në ekran, ku luajnë Javier Bardem dhe Penelope Cruz, Juan Pablo Escobar Henao, nënvizon se ai është i bazuar në librin me kujtime të shkruar nga Virginia Valejo, e cila sipas djalit të Escobarit ishte një personazh minor në jetën e të atit ndaj ka shumë pasaktësi dhe gabime.

Ai ka kritika edhe për filmat e tjerë ku flitet për historinë e jetës dhe krimeve të babait të tij.

Sipas tij në këto seriale autorët janë më të interesuar për të sjellë në ekran ato çfarë raportoheshin nga CIA dhe DEA, njësia antidrogë amerikane, sesa për faktet siç kanë ndodhur në të vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco