Burgim i përjetshëm, kishin vjedhur 7 miliardë euro duke mashtruar 900 000 persona!

Burgim i përjetshëm, kishin vjedhur 7 miliardë euro duke mashtruar 900 000 persona!

08:47, 13/09/2017
A+ Aa A-

jë gjykatë kineze dënoi dy kuadro të një kompanie huash në internet me burgim të përjetshëm për vjedhjen e 900 000 investitorëve në një skandal të fundit për mashtrim piramidal, njoftoi sot një media shtetërore.

Ndrsa 24 persona të tjerë u dënuan gjithashtu për pjesëmarrje në këtë vjedhje të ideuar nga kompania “Ezubao”, që kishte mbledhur më shumë se shtatë miliardë euro mes vitit 2014 dhe 2015 duke financuar një jetesë luksoze të krerëve të saj.

Gjoksi i saj i madh është rezultat i përdorimit të kësaj

Kompania tërhiqte investitorët duke propozuar produkte financiare me rendiment të lartë (9-14 për qind në vit interes), më pas përdorte financat e klientëve të saj të rinj për të kompesuar më të vjetrit.

Kjo aferë, që konsiderohet si më e madhja e zbuluar ndonjëherë në Kinë, shkaktoi zemërimin e viktimave, ku mashtrimet e kësaj natyre nuk janë të rralla në këtë vend.

Një gjykatë e Pekinit dënoi presidentin e filialit mëmë të “Ezubao”, Ding Ning, me burgim të përjetshëm për marrje fondesh me mashtrim, njoftoi të martën e Përditshmja e Popullit, gazetë zyrtare e Partisë Komuniste në pushtet në Kinë.

Gjykata dënoi gjithashtu të akuzuarit e tjerë me dënime që lëvizin nga 3 në 15 vite burg, si dhe shumë gjoba u vendosën ku më e larta arrinte 1,9 miliardë juan (240 milionë euro) kundër kompanisë mëmë të “Ezubao”, “Yucheng Holdings”.

Media kineze kishte raportuar në atë kohë se presidenti Ding Ning i kishte ofruar drejtoreshës së përgjithshme një unazë me diamante dhe një vilë luksoze në Singapor si dhe vishte sekretaret e tij me veshje luksi, Louis Vuitton ose Gucci.

Krerët e kompanisë, kur panë se ishin nën hetim, kishin groposur dokumentet financiare në një tokë prenë selisë së kompanisë në provincën Anhui (lindje). Policisë iu deshën 20 orë për t’i nxjerrë duke përdorur skavatorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco