'Njerëzit po ecin si zombi!' Britanikët të llahtarisur nga një drogë e re

'Njerëzit po ecin si zombi!' Britanikët të llahtarisur nga një drogë e re

12:16, 02/09/2017
A+ Aa A-

Një burrë dhe një grua të “vdekur”, ecnin në rrugët e Manchesterit gjatë kësaj jave.

Fytyra e tyre e zbehtë e sy të hapur, por tmerrësisht të lodhur e me kokë te poshtë, i bëntë të dukeshin si “zombi”.

Nëpër qytete, kryesisht të Britanisë së Madhe, jo rrallë në qendër të qyteteve, ecin “të vdekurit e gjallë”. Janë si rezultat i përdorimit të një ilaçi sintetik, Spice, që ka efekte dehumanizuese.

Që nga fillimi i vitit, kjo drogë u përhap në qendrat më të mëdha britanike të tilla si Mançester, ndërkaq qyteti i fundit i përfshirë është Lincoln, banorët e të cilit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Droga “Spice”, që është një term i përgjithshëm për përzierjet e ndryshme të bimëve dhe kimikateve të fuqishme, e cila deri në majin e vitit të kaluar, shitej legalisht në Britani me emrin “Droga legale”.

Sipas "Daily Mail",këtë drogë janë duke e përdorur mbi 95 për qind e të pastrehëve të Manchesterit.

“Spice” ka cilësinë e varësisë fizike të heroinës e varësinë psikologjike sikurse Crack

Personat e varur prej saj, shpesh mund të shihen në pikë të ditës, të droguar në sheshe, rrugë plot me njerëz, qendra biznesi dhe kafene. Ka shumë efekte të kësaj droge, dhe shumica e tyre janë të paparashikueshme.

Në Mançester, një djalë i ri u pa duke thithur tym të kësaj droge. Disa çaste më vonë ai filloi të djersitet, dhe për disa sekonda nuk mund të lëvizte më. Më vonë u zbulua se ai ishte 24 vjeç, megjithëse dukej dy herë më i moshuar, raporton gazeta britanike./SYRI.net/

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco