VIDEO/ Italia sapo zbuloi një qytet nënujor romak, të shkatërruar nga cunami

VIDEO/ Italia sapo zbuloi një qytet nënujor romak, të shkatërruar nga cunami

11:35, 02/09/2017
A+ Aa A-

Një vendbanim i madh romak, 1,700 vite i lashtë,  është zbuluar larg brigjeve italine  pas disa vitesh eksplorimesh arkeologjike në kërkim të qytetit të lashtë të Neapolisit.

Neapolis besohet të jetë zhytur pas një cunami në shekullin e katërt pas Krishtit, i cili shkatërroi shumicën e tij, raporton “The Independent” .

Fatkeqësia natyrore gjithashtu dëmtoi rëndë Aleksandrinë në Egjiptin modern dhe ishullin grek të Kretës.

Megjithatë për qytetin dihet shumë pak, sepse qytetarët e Neapolit u bashkuan me Carthage(nje koloni e madhe afrikane)  në vend të Romës gjatë Luftës së Pestë Punike, e cila shkatërroi përfundimisht qytetërimin rival dhe vuri territoret e saj nën kontrollin romak.

Me aq referenca sa ka për Neapolis në letërsinë romake, mendohet se qyteti është ndëshkuar për besnikëritë e tij, shkruan syri.net. Një mision arkeologjik i përbashkët tuniziano-italian ka kërkuar vazhdimisht për gjurmë të Neapolis që nga viti 2010.

Puna e tyre më në fund u shpërblye pas kushteve të mira atmosferike këtë verë.

Ata zbuluan më shumë se 20 hektarë vend, mes brigjeve itale dhe tuniziane, për herë të parë në shekuj dhe gjetën qindra sende të lashta.

Ai ndodhej afer Trakisë(afërsisht në Maqedoninë  e sotme) por mbi origjinën e qyteti ka shumë kontradikta. Në disa mbishkrime ai figuron si qytet grek dhe në disa të tjera si romak. /SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leone02/09/2017 13:58

Po ç'lidhje ka Trakia me jugperëndimin e detit Mesdhe?

Shto koment

Denonco