Moska dhe Parisi i druhen faktit se situata po del jashtë kontrollit me çështjen e Koresë së Veriut

Moska dhe Parisi i druhen faktit se situata po del jashtë kontrollit me çështjen e Koresë së Veriut

09:56, 02/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Poutine shprehu sot shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA dhe Koresë së Veriut, duke paralajmëruar kundër një “konflikti të gjerë” në gadishull, ndërsa Parisi përshkroi si një situatë “mjaft të rëndë”.

“Problemet e rajonit nuk mund të rregullohen veçse nëpërmjet një dialogu të drejtpërdrejtë mes të gjitha palëve të përfshira, pa asnjë kusht paraprak”, deklaroi Poutine në një deklaratë të publikuar para samitit të BRICS planifikuar nga 3 deri në 5 shtator në Kinë.

“Provokimet, presioni, retorikat ushtarake si dhe ofendimet janë një situatë pa rrugëzgjidhje”, vijoi ai, duke shtuar se presioni si shpresa e vetme për të ndalur programin ushtarak dhe balistik të Phenianit është i gabuar dhe i pavlerë.

Presidenti rus vlerësoi se gadishulli korean ndodhet aktualisht në prag të një konflikti të gjerë, duke bërë sërish thirrje për të mbështetur planin e propozuar nga Moska dhe Pekini për të zbutur krizën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco