Numri i viktimave nga urgani ‘Harvey’ arrin në 45, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara

Numri i viktimave nga urgani ‘Harvey’ arrin në 45, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara

08:22, 02/09/2017
A+ Aa A-

Numri i viktimave nga uragani Harvey ka arritur tashme në 45.  Zyrtarët e Teksasit thonë se më shumë se 185,000 shtëpi janë dëmtuar dhe 9,000 janë shkatërruar, ndërsa 42,000 banorë mbeten në strehimore mes lumenjve dhe rezervuarëve.

Banorët e zhvendosur që kishin lëvizur në strehimore, hotele dhe akomodime të tjera filluan të bëjnë përpjekje për të vlerësuar dëmtimin dhe marrjen e sendeve të çmuara dhe pronave të tjera.

Mijëra qytetarë mësohet se kanë humbur gjithçka nga fatkeqësi natyrore ,përfshirë këtu edhe të paktën 20 familje shqiptare që jetojnë në Hjuston.

Zjarrfikësit kanë filluar një kërkim derë më derë për të mbijetuarit dhe trupat në një operacion që mund të zgjasë deri në dy javë.

Rafineritë e naftës dhe tubacionet janë mbyllur dhe ndërtkohë që një fabrikë kimike pranë Hjustonit shpërtheu duke alarmuar sërish banorët. 

Harvey” goditi në bregun e Teksasit të premten vonë dhe është konsideruar si stuhia më e fuqishme në 50 vjet.

Spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz ndodhen pa energji elektrike. Shumë shkolla janë të mbyllura ashtu siç janë mbyllur dy aeroportet kryesore, pasi pistat janë përmbytur plotësisht./SYRI.net/ 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco