'Përgatituni për luftë!’ Gjeneralët e Kim Jong-un mobilizojnë ushtrinë

'Përgatituni për luftë!’ Gjeneralët e Kim Jong-un mobilizojnë ushtrinë

09:12, 01/09/2017
A+ Aa A-

Fluturimi i avionëve amerikane mbi Korenë e Veriut duket se ka alarmuar shtetin komunist. Sipas agjencive koreano-jugore të lajmeve,  gjeneralët e Kim Jong Un kanë urdhëruar ushtarët të përgatiten për luftë.

 Televizioni shtetëror KCNA transmetoi reagimin e udhëheqësit suprem, Kim Jong-Un, që manovrat ushtarake të Seulit dhe Uashingtonit i cilësoi “akte të pamenduara të një kombi të dëshpëruar”.

Më pas, aty thuhet se është dhënë urdhri për ushtrinë që të qëndrojë në gjendje gadishmërie maksimale, gati për luftë me Shtetet e Bashkuara.

Sipas një agjencie lajmesh të quajtur “Daily North Korea”, ushtarëve koreano-veriorë u është thënë që të bëhen gati dhe të marrin ushqime

“Gjeneralët po udhëzojnë ushtarët për të ngrënë misër në ara sepse lufta po afron”, shkruan agjencia
Ata u kanë kërkuar ushtarëve të tyre që të mirë ushqehen, sepse në të kundërt nuk do të kenë rezistencë. Ndërsa shefave të ushtrisë u është thënë që të bëjnë një sy qorr teksa ushtarët po vjedhin misër nga arat.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk dihet se sa i vërtetë është ky informacion. Ushtria e Koresë së Veriut ka rreth 6.5 milionë personel të disponueshëm, por me ushtarë të kequshqyer dhe armë e automjete të vjetruara

Më herët gjatë ditës së sotme, avionë bombardues dhe luftarakë të armatosur amerikanë fluturuan mbi Korenë e Veriut gjatë një stërvitje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut, duke dhënë një mesazh të qartë ndaj shtetit komunist.
Situata në gadishullin korean u tensionua gjatë kësaj jave, ppasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike që kaloi mbi Japoni. Presidenti amerikan Donald Trump tha se zgjidhja me diplomaci nuk është më një opsion.
Koreja e Jugut, e cila ndjehet më shumë se çdokush tjetër e rrezikuar prej regjimit të Kim Jong Un, ka dërguar avionët në kufi.

Ata kanë hedhur 8 bomba të mëdha Mark 48 të një peshe prej 1 ton në kufi duke paralajmëruar qartë Korenë e Veriut. Presidenti Moon Jae-in urdhëroi veprimin ushtarak dhe bombat u hodhën nga katër avionë luftëtarë “F-15K”.
Mendohet se ky bombardim në lindje të vendit erdhi për të "shfaqur aftësinë për të ndëshkuar" Korenë e Veriut nëse Kim Jong-un vendos të sulmojë./SYRI.net/

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco