Sulmet izraelite vranë tetë persona në Liban

Sulmet izraelite vranë tetë persona në Liban

11:21, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tetë persona u vranë këtë mëngjes në sulmet izraelite në qytetin e Tiros, tha Mbrojtja Civile Libaneze për stacionin televiziv të Katarit, Al Jazeera.

Sulmet kishin për qëllim një pjesë të qytetit ku ka ndërtesa banimi për familjet me të ardhura të ulëta, shtoi mbrojtja civile.

Autoritetet izraelite thanë të hënën se nuk do të shënjestrojnë Iranin, por se rezervojnë të drejtën për të shënjestruar Libanin jugor dhe pozicionet e lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco