Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se nëse ai rikthehej në luftë me Iranin, mund ta gjente veten duke luftuar i vetëm.
“Unë i thashë: ‘Bibi, duhet të jesh i kujdesshëm, përndryshe shumë shpejt do të jesh vetëm’ “, citon Axios presidentin Trump të ketë thënë në një intervistë telefonike.
Dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me palën izraelite të bisedës thanë se telefonata e fundit ishte dukshëm më e qetë se një shkëmbim i mëparshëm, në të cilin Trump e kishte quajtur Netanyahun i “çmendur”.
Më herët, Netanyahu u zotua për një përgjigje “shumë më të ashpër” ndaj çdo sulmi të ardhshëm nga Irani, pas një përshkallëzimi të shkurtër mes dy palëve.
Tensionet u rritën dje, kur Izraeli kreu një sulm ajror në kryeqytetin libanez Bejrut, duke thënë se kishte në shënjestër një qendër komanduese dhe planifikimi të Hezbollahut./ AA.
© SYRI.net