Lajmi i fundit

LIVE/ Protestat kundër qeverisë Rama në gjithë vendin

Shembet ndërtesa pas shpërthimit të gazit, 3 viktima dhe dy të plagosur

Shembet ndërtesa pas shpërthimit të gazit, 3 viktima dhe dy të plagosur

19:20, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga rrjedhja e gazit ka shembur një pallat të vogël në orët e para të mëngjesit në Porto Sant’Elpidio, në rajonin e Marche të Italisë, duke lënë tre persona të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ndodhi pak minuta para orës 06:00 në Via Trentino, menjëherë pasi ishte ndezur një dritë në banesë, çka mund të ketë shkaktuar shpërthimin e gazit të grumbulluar.

Mes viktimave janë identifikuar 47-vjeçari Giuseppe Pieroni, informaticien dhe bashkëpronar i një kompanie të vogël, 90-vjeçarja Ettorina Paccapelo, e cila vuante nga probleme të frymëmarrjes dhe përdorte bombola oksigjeni, si dhe djali i saj 60-vjeçar, Romano Cerquetti. Ky i fundit u nxor fillimisht i gjallë nga rrënojat, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Në ndërtesë jetonin dy familje. Operacionet e kërkim-shpëtimit u zhvilluan për disa orë nga zjarrfikësit, ekipet e emergjencës dhe forcat e rendit.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin me të plagosurit, ndërsa deklaroi se po ndjek nga afër situatën.

Edhe kryetari i bashkisë së Porto Sant’Elpidio, Massimiliano Ciarpella, e cilësoi ngjarjen si ‘një ditë të tmerrshme për qytetin’, duke falënderuar të gjitha ekipet e angazhuara në operacionet e shpëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco